Participate Translate Blank profile picture

Ushqim Tradicional nga Maqedonia !

Published on

Skopje

Liridona Vejseli

Për shumicën nga ne, ushqimi tradicional zë vend të posaçëm në tryezën e bukës. T’i shijojmë disa nga ato na sjellë kënaqësi. Veçanërisht në Maqedoni për më mëngjes më shijshëm se gjithçka gjatë kohës së dimrit na shijon “Ajvari”. Ushqim ky, që për tu përgatitur nuk i duhen disa sekonda, e as disa minuta , siç mund t’ju shkojë në mend.

Këtë ushqim të duhen plot 10 orë që ta përfundosh. Përgatitet gjatë kohës së vjeshtës, në atë kohë ku kultivuesit e domateve dhe specave kanë përfunduar me mbledhjen e tyre . I përbërë kryesit nga speca të kuq zile, domate dhe sipas dëshirës i shtohen edhe speca djegës duke i dhënë Ajvarit një shije të ëmbël. Ushqim ky që ishte tradicional në të gjithë Jugosllvanë pas Luftës së Dytë Botërore, ku jo më pak edhe në ditët e sotme është mjaft popullorë në të gjithë Ballkanin. ajvar1.jpg Mëngjesi shpesh herë shoqërohet edhe me “Gjizë”, e cila prodhohet nga efektet e lëngshme anësore gjatë prodhimit të djathit. Me përbërës të proteinave dhe mineraleve Gjiza çmohet shumë edhe si energji dhënëse. Pasi ta keni shijuar do të ndjeni shijen e një ushqimi të freskët, duke i shtuar edhe pake kripë shija e mirë mbase do të dyfishohet. Shpesh mund ta kombinosh duke e gatuar Gjizën së bashku me speca ose vezë . gjize.JPG “Grosha” ose Fasule e quajtur ndryshe është një gjellë tipike për vendin tonë. Ajo është shumë e thjesht për tu gatuar mirëpo në të njëjtën kohë mund të jetë dhe e komplikuar, pse them kështu është fakti se kjo gjellë përbëhet nga një sasi fasule, uji dhe vaji, të cilat i len që të ziejnë për disa orë të tëra , kjo është Grosha e thjeshtë. Mirëpo jo gjithkush e përgatit në të njëjtën mënyrë të tjerët e “komplikojnë” ca, duke i shtuar kësaj gjelle tradicionale ca aroma moderne. Gjatë zierjes i shtojnë perime të përziera , proshutë , lëng domatesh, spinaq, qepë, hudhra aroma nga më të ndryshmet dhe cmos tjetër , por këtë e përzgjedh shija yte. "Grosha" or Beans Një nga ushqimet tradicionale që ka nam më së shumti është “Flia” ose Merende siç quhet në disa zona t’ndryshme të vendit. Edhe pse pak vështirë përgatitet sepse piqet secila shtresë veç e veç, përsëri kurrë nuk ngurojnë që ky ushqim të mungojë përgjithmonë në tryezën e bukës. Për ta përgatitur të duhen dy enë, ku tek njëra shton ujë dhe miell, ndërsa tek tjetra shton vajin së bashku me 8 vezë dhe kos. Që të piqet secila shtresë veç e veç duhet të përdorësh saçin ( pjesë metali që nxehet në zjarr) dhe më pastaj e shton mbi tepsinë ku ke lyer shtresën , kjo kështu vazhdon gjer sa të mbushet tepsia gati 2 orë të tëra. Vërtetë lodhje do të thoni , por ju premtoj që shijen e saj ne nuk e zëvendësojmë me tjetër. 3.png